Netflix mendon për fëmijët, ja surpriza e rradhës

Rreth 60% e anëtarëve të “Netflix” në botë shikojnë çdo muaj programe për fëmijë dhe familjare, kështu që kompania është fokusuar te një sërë programacionesh të animuara, për t’u dhënë fëmijëve dhe familjeve më shumë argëtim dhe ato që duan.

Projektet e reja dhe ato që janë njoftuar tashmë nga “Netflix” kanë më shumë animacion, duke përfshirë CG (The Willoughbys), 2D (My Father’s Dragon) dhe stop motion (Pinocchio).

Programacioni është projektuar për të kënaqur çdo shije të anëtarëve të familjes, që nga fëmijët me moshë parashkollore (Mighty Little Bheem) te ata më të rritur (Kid Cosmic) si dhe prindërit dhe fëmijët së bashku (Maya dhe Three), në mënyrë që familjet në të gjithë botën të gjejnë diçka që të përshtatet me shijet e tyre unike.

Share With:
Translate »
723 Views