Nga mutacionet gjenetike tek mbipesha, 7 shkaqet e kancerit të vezoreve që s’duhen injoruar kurrë

Lajmi i mirë: Kanceri i vezoreve nuk është aspak i shpeshtë. Rreziku që ka një grua për t’u prekur nga ky kancer në gjithë jetën e saj është 1 në 78 (krahasuar me 1 në 8 për kancerin e gjirit).

Lajmi i keq: Edhe pse kanceri i vezoreve është më i rrallë krahasuar me llojet e tjera të kancerit, ai është më vdekjeprurësi. Është shkaktari i pestë në radhë i vdekjeve nga kanceri te gratë dhe shkakton më shumë vdekje se çdo kancer tjetër gjinekologjik.

Por përse është kaq vdekjeprurës? Problemi është se shpesh gratë nuk vërejnë simptoma të kancerit të vezoreve deri sa sëmundja të ketë përparuar, dhe sa më vonë të kapet, aq më i vështirë është për t’u trajtuar.

Në mënyrë që të tregojmë kujdes dhe të jemi vigjilentë për të kapur simptomat e para të kancerit të vezoreve, është mirë që të dimë disa nga faktorët më të shpeshtë të riskut.

1.Mutacione të trashëguara gjenetike

2.Histori familjare të kancerit të vezoreve/ Edhe nëse nuk keni një mutacion gjenetik të trashëguar, nëse keni dy apo më shumë të afërm me kancer të vezoreve, atëherë risku për zhvillimin e këtij kanceri rritet.

3.Plakja/ Sa më shumë të jetosh, aq më shumë ndodh procesi i ndarjes së qelizave, dhe aq më i madh është rreziku për zhvillimin e një mutacioni gjenetik.

4.Mbipesha

5.Terapia e zëvendësimit të hormoneve (estrogjenit)/ Përdorimi i kësaj terapie pas menopauzës është lidhur me rritjen e riskut për zhvillimin e kancerit të vezoreve. Risku është më i lartë për ato që marrin vetëm estrogjen (jo progesteron) për të paktën 10 vjet.

6.Ovulimi

7.Endometrioza/ Ka një risk të shtuar të kancerit të vezoreve nëse ke endometriozë, një çrregullim ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvendësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës.

Burimi: JoTabu.al

Share With:



108 Views