Ngjarje e tmerrshme: Gjendet një foshnjë e pajetë në koshin e plehrave pranë Bashkisë

Ditën e sotme u raportua një ngjarje e tmerrshme në qytetin e Lushnjës. Në një kosh mbeturinash u gjet një foshnjë e pajetë.

I sapolinduri mësohet se u gjet nga disa fëmijë endacakë, të cilët më pas njoftuan persona të tjerë që vunë në dijeni uniformat blu.

Këta të fundit bëjnë me dije se foshnja ishte rreth 7 muajsh dhe ishte hedhur në koshin e mbeturinave pranë Bashkisë së qytetit.

Ndërkohë Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Share With:



69 Views