Ngrihet alarmi për ndihmë, 17-vjeçarja shqiptare humb gjurmët prej 4 ditësh

Një 17 vjeçare shqiptare është zhdukur prej datës 11 në Kildare të Irlandës, ndërsa familja ka ngritur alarmin. E reja Olta Dodaj është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të datës 11, në afërsi të Newbridge, ndërsa prej asai ore familjarët nuk kanë më asnjë kontakt me të.

Policia irlandeze është vënë në kërkim të shqiptares, ndërsa mediat kanë bërë thirrje për të ndihmuar me informacione, duke iu drejtuar
kryesisht komunitetit shqiptar atje. Vajza përshkruhet si 165 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe ndërsa në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

 

Share With:



380 Views