Ngrini zërin! Ky është mesazhi i Gersit, kampionit të notit me sindromën Down

Gersi Troka, është një i ri më sindromën Down, i cili ka titullin kampion noti. I ftuar në “Why Not” në RTV Ora, ai foli për pasionin e tij për notin, basketbollin si dhe dëshirën e tij të madhe për të vazhduar Universitetin e Sporteve.

Ndër të tjera, ai tha se kishte qenë i pranishëm në marshimin e bërë këtë javë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Gersi u shpreh se është ulur tarifa për ta, ndërkohë që shpenzimet janë rritur.

I pyetur nga moderatorja Roza Lati se çfarë mesazhi do ju jepte të rinjve, ja cila ishtë përgjigja e tij:

“Unë do ju them të tjerëve ta ngrenë zërin, të luftojnë, t’i ndihmojnë personat me aftësi ndryshe, se kanë nevojë për ndihmë. Plus edhe të shkojnë nëpër shkolla të larta, në gjimnaze, në të mesme. Unë dua të vazhdoj shkollën e lartë për fiskulturë”.

Gjatë emisionit ai mori dhe një video-mesazh nga Fero, i cili është idhulli i tij, si dhe ju dhurua një bluzë e stampuar me notarin e tij të preferuar.

Share With:



55 Views