Nick Cannon vazhdon me deklaratat kundër Kylie Jenner: Nuk do doja që vajza ime të krijonte lidhje si ajo

Nick Cannon ka vazhduar me deklaratat e tij kundër Kylie Jenner dhe kësaj here ka komentuar lidhjen e saj me reperin Tyga.

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin e Wendy Williams ai u shpreh se preferonte që vajza e tij të merrte drejtimin e Danielle Begoli dhe jo të Kylie Jenner. Ai shpjegoi se Danielle mund të ketë një fjalor të “pistë”, apo një sjellje pak të egër, por ka thjeshtë nevojë për dikë që t’i qëndrojë pranë dhe ta udhëzojë, ndërkohë që Kylie kur ka qenë në të njëjtën moshë me të ka kryer operacione plastike.

Një fans i tij ka reaguar në ‘Instagram’ dhe i ka shkruar: “Nick mjafton të shprehje se nuk do që vajza jote 14-vjeçare të ngatërrohet me një mashkull shumë më të madh në moshë”.

Cannon i kthehu përgjigje duke i thënë se kjo ishte ajo çfarë ka dashur të thotë.

Edhe pse ai nuk përmendi emra, ishte e qartë se kishte të bënte me romancën e Kylie me Tyga, pasi në 2014 dolën thashethemet se ata të dy ishin në një marrëdhënie dhe Jenner në atë kohë ishte vetëm 16-vjeç.

Share With:



209 Views