Nikolla viziton nxënësen e aksidentuar, kërkon nga mjekët angazhim maksimal

Ministrja e Arsimit vizitoi në spitalin e Traumës gjimnazisten e aksidentuar në Skrapar.. e cila ishte një prej 10 nxënësve të plagosur.

Nikolla komunikoi me vajzën e plagosur ne sallën e Reanimacionit. Ndërsa mësohet se mjekët informuan ministren për gjendjen e vajzës e cila është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ministrja kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe i uroi vajzës shërim të shpejtë.

Ministrja e Arsimit prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.

“Uroj shërim të shpejtë për nxënësit dhe rikthim sa më shpejt në bankat e shkollës”, tha ministrja Nikolla.

Share With:



78 Views