Nipi i merr jetën gjyshes, ku po shkon familja shqiptare

Emisioni “Fol me psikologen” është ndalur këtë herë tek problematikat e të moshuarve. Janë sjellë në vëmendje ngjarjet e rënda ku katër gjyshe janë vrarë nga nipërit dhe mbesat.

Së bashku me psikologen Ervisa Lula e ftuara, Mira Pirdeni, e cila është dhe drejtuese e shoqatës ASAG dhe merret prej vitesh me këtë target grup ka folur mbi mënyrën e trajtimit të të moshuarve në shoqërinë tonë, mbi diskriminim dhe dhunimin e tyre.

Në bisedë u trajtua edhe raporti shpesh konfliktual nuse-vjehërr, pas mesazheve të dërguara në emision nga nuset.
Kanë qenë disa zonja të cilat kanë kërkuar këshillat e psikologes se si mund të arrinin të kuptoheshin me vjehrrën dhe si mund t’i bënin ballë presionit të saj.

Një tjetër mesazh që u përcoll në emision ishte për të moshuarit, të cilët nuk duhet të dorëzohen dhe duhet të bëjnë një jetë sa më aktive sepse vetëm kështu mund të jetojnë më gjatë dhe më mirë.

Share With:



36 Views