Nis festa! Familja e Genta Ismajlit me dhëndrin e ri në tavolinë

Genta Ismajli ka nisur festimet për Vitin e Ri që sot!

Këngëtarja e njohur ka publikuar një foto ku shfaqet me familjen e saj dhe parterin turk.

Në foton e publikuar, Hyseni shfaqet i ulur në krye të tavolinës, gjë që tregon se familja e Gentës e ka respektuar dhëndrin e ri.

Nuk e dimë se ku do t’i gjejë Viti i Ri, por kjo vigjilje ka qenë speciale për familjen e Gentës.

Disa ditë më parë, këngëtarja Genta Ismajli mori një super propozim për martesë në urën e Bosforit, nga partneri i saj turk Hysen Usta.

Ata shijuan së bashku spektaklin e fishekzjarreve ndërsa pas super propozimit që bëri xhiron në rrjet, Genta e prezantoi partnerin me familjen e saj dhe me shoqërinë.

Share With:
Translate »
669 Views