Një baba i përkushtuar! Stine dhe Estia festojnë në sheshin Skënderbej

Ndonjëherë harrojmë se Stine është bërë baba i një vajze dy vite më parë, pasi këngëtari shqiptar kishte zgjedhur të mos e shfaqte në rrjetet sociale. Por kohët kanë ndryshuar dhe pak nga pak, ai zbulonte imazhet e Estias. Madje, Stine na bekoi mbrëmjen e sotme edhe me një video të xhiruar në sheshin “Skënderbej”, ku shfaqet me të voglën e tij Estia.

Nën tingujt e këngës “Valle kosovare” interpretuar nga vetë Stine, emri i vërtetë i së cilit është Nesti Duka, ai duket se ndjek pas të bijën, e cila me një flamur në dorë përshkruan cep më cep qendrën e Tiranës.

“Frymëzim nga festa e Flamurit” – shkruan krahas video Stine, duke paralajmëruar se kënga e përdorur në video do të publikohet së shpejti.

Gjithesesi, Stine duket një baba shumë i kujdeshëm për të bijën dhe që ia plotëson të gjitha dëshirat.

Share With:



296 Views