Një bebush i ri mbretëror po vjen: Princesha në pritje të ëmbël dhe sapo u publikuan fotot nga plazhi me barkun e rrumbullakosur

Princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi është sërish në pritje të ëmbël.

Ajo dhe bashkëshorti, Dimitri Rassam, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Foto e Princeshës në plazh, e veshur me një body të zezë e cila i tregonte barkun e rrumbullakosur, u vendos sot në kopertinën e revistës “Chi” dhe po bën xhiron e rrjetit.

Në rrjet po aludohet se Charlotte është në muajin e tretë të shtatzënisë, megjithatë këto lajme pritet të konfirmohen nga vetë çifti.

Charlotte dhe Dimitri po shijojnë pjesën e dytë të muajit të mjaltit në Korsikë, ndërsa disa ditë më parë ndodheshin në Kapri.

Share With:
Translate »
467 Views