Festa e mirëseardhjes në shtëpi të një foshnje është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e prindërve të rinj, por edhe familjarëve, shoqërisë e të afërmve të tyre. Që të jetë një organizim sa më perfekt dhe i bukur, të gjithë kanë mobilizimin e duhur që gjithçka të dalë sa më bukur dhe e veçantë.

E tillë ka qenë edhe surpriza e djeshme për Bellën, vajzën e stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti dhe bashkëshortes së tij, Edita Ramadani. E vogla tashmë zyrtarisht është një shtetase amerikane, sepse ka lindur atje, por dje ka qenë dita kur ajo është kthyer në Kosovë, në shtëpinë e prindërve të saj. Dhe festa e mirëseardhjes për të, nuk mund të ishte më perfekte se kaq.

Përmes fotove dhe videove të publikuara në instagram, Valdrini dhe Edita kanë ndarë me të gjithë miqtë e tyre virtualë momente nga festa, dekori i shtëpisë, surprizat, dhuratat e shumta për të ëmblën Bella.

Dhe emocionet nuk mund të mungonin në një festë të këtillë, ku bashkë me prindërit, ishin edhe njerëzit më të afërt të çiftit.