Një gjysh dhe vjehërr si Kastriot Tusha: Kam një mbesë dhe një nuse të mrekullueshme!

I ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, tenori i njohur shqiptar, Kastriot Tusha foli për projektet e reja, por u ndal edhe te profili personal, jashtë muzikës.

Prej dy vitesh tenori është bërë gjysh i një mbese që quhet Harper, vogëlushja që ka zbukuruar jetën e të gjithë familjes.

E pyetur nga Bieta se si ndihet në rolin e gjyshit, Kastrioti tregoi se është shumë i lidhur me mbesën, edhe pse kjo e fundit jeton jashtë.

“Ajo është një mrekulli. Harper quhet, është dy vjeç dhe ia ka dhënë Zoti të gjitha, por edhe një përkujdesje nga të dy prindërit, sidomos nga Jona.

Kemi një nuse të mrekullueshme. Nusja është e edukuar dhe vjen nga një familje e mrekullueshme, por kemi dhe atë pëllumbin tonë”, tha duke qeshur për të birin.

Share With:
Translate »
547 Views