Një këngë që prindërit e saj e urrejnë, Bebe Rexha zbulon detajet e prurjes më të re

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në prag të lançimit të projektit të saj më të ri muzikor, dhe prindërit e artistes nuk janë aspak të lumtur.

Në një intervistë për “Press Association”, Bebe u shpreh se kënga e re e saj “Mama” do të publikohet pa miratimin e prindërve.

“Ata e pëlqejnë shumë vijën melodike por urrejnë tekstin. Kjo këngë është shumë personale për mua dhe dua ta publikoj ashtu siç e kam ndjerë” ,-tha ajo.

Bebe jo gjithmonë ka patur miratimin e prindërve të saj sa i përket karrierës dhe projekteve muzikore. Kujtojmë se muaj më parë ajo dhe babai i saj patën një debat të ashpër sa i përket zhveshjes së personazheve në klipin “Last Hurrah”.

Share With:



91 Views