Një këshillë e pediatres Lira Gjika për prindërit në prag festash

Edhe pse jemi në muajin zyrtar të festave të shumëpritura, situata e vështirë me tërmetet i ka trembur shqiptarët.

Por pediatrja e njohur Lira Gjika këshillon që prindërit të bëjnë çmos që kjo periudhë të gëzojë fëmijët e tyre.

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të kalojnë këto ditë të vështira dhe të krijojnë një atmosferë të bukur dhe plot dashuri për fëmijët që mezi i presin festat e fundvitit:

“Fëmijët i duan shumë festat, ata i presin me padurim. Presin të ndodhë diçka e mirë, që t’i kënaqë shumë. Prindër. të rritur, përpiquni që vërtet fëmijët të kënaqen, të befasohen nga gëzimi, që provojnë, sepse festat kanë vetinë, që të vendosin paqe, mes njerëzve, në familje apo në komunitet. Fëmijët e dinë dhe e ndjejnë këtë gjë, prandaj e presin.

Prindër dhe të rritur të tjerë, përpiquni që pas këtyre ditëve të vështira, që po kalojmë dhe fëmijët janë ata, që kanë vuajtur dhe janë trembur më shumë, tua bëjmë realitet këtë të vërtetë të festës dhe, jo thjesht me sende e zhurmë, por në radhë të parë, me dashurinë tuaj, atë, që ndjeni realisht në shpirtin tuaj për ta. Lira Gjika”.

Share With:



86 Views