Një kundërshtar i fekondimit in vitro emërohet Avokat i Fëmijëve

Konservatorët të afërt me Kishën Katolike, në pushtet në Poloni i besuan sot funksionin e Avokatit Mbrojtës të Fëmijëve një juristi i së drejtës kanonike, kundërshtar i teknikave të fekondimit in vitro, sipas tij aspak dinjitoze.

Mikolaj Pawlak, i mbështetur nga shumica parlamentare konservatore por i bojkotuar nga opozita liberale u betua para deputetëve, një ditë pas një raporti nga ekspertët e OKB-së për situatën e grave në Poloni, që shpreh keqardhje për përkeqësimin e situatës në këtë fushë.

I pyetur javën e kaluar nga senatorët në lidhje me qëndrimet e tij kundrejt metodës së fekondimit të asistuar in vitro, Pawlak deklaroi se ishte e padenjë si ligjërisht dhe moralisht.

Share With:
Translate »
575 Views