Një letër për vëllain…që nuk më foli më pasi adoptova një fëmijë

Atë ditë, teksa filluam të organizonim funeralin e xhaxhait tonë, e kaluam të gjithë kohën bashkë – diçka e rrallë si të rritur, edhe pse kemi vetëm 1 vit e 4 ditë diferencë. Ishte një rast i trishtë, por i këndshëm për të kaluar kohë bashkë.

Së fundmi kisha kaluar një trajtim të pasuksesshëm fertilizimi in vitro, dhe në fund të asaj dite të vështirë, doja të të rrëfeja diçka më pozitive: bashkëshorti im dhe unë kishim vendosur të adoptonim dhe kishim ndërmarrë hapat e parë të procesit.

U shokova nga reagimi yt. “Pse po e bën këtë? Thjesht do i bësh gjërat të vështira mes meje dhe gruas sime.”- më the.

Ti ke dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme, por ishe martuar me një grua më të vjetër, e cila ende nuk kishte mundur të kishte fëmijë. E vlerësoja sepse e kisha ndjerë lëndimin e të mos paturit fëmijë për më shumë se një dekadë, dhe e dija sa e dhimbshme mund të ishte.

Pastaj më the: “Në qoftë se e bën, nuk dua të kem të bëj fare me të.” Fjalët e tua më dhembën, por ja hodha fajin stresit të ditës dhe isha e bindur që nuk i the me gjithë mend.

Por ti u ftohe komplet. Nuk më flisje më. Edhe kur qëndrova para teje në një festë, pe përpara sikur të mos isha fare aty.

Një vit më vonë, ne morëm djalin tonë në shtëpinë. Ishte një rast shumë i lumtur, familja dhe miqtë ishin plot urime të mira. Ti kalove vetëm për ta takuar pak – nuk jam e sigurtë pse, ndoshta ishte kurioziteti. Pak më vonë, të ftova në ditëlindjen e tij të parë. Ti dhe gruaja jote erdhët, por ishte e sikletshme. Dhe kaq ishte – nuk patëm më kontakt.

U mundova të flisja me prindërit tanë që të ndërhynin dhe ta ndalonin këtë gjë pa kuptim. Pastaj babi tha që nëse kishe vendosur të mos më flisje më, do kishte një arsye të fortë. Në atë pikë, diçka më erdhi në mendje dhe kuptova që po harxhoja energjinë time.

Tani kam një vajzë, që është gjithashtu e adoptuar. Fëmijët e mi janë bekim, siç thonë të gjithë prindërit, dhe mungesa e përfshirjes tënde në jetët e tyre është një turp, sepse po humb shumë.

Unë e kam lënë pas tani. Nuk mund ta fal sjelljen tënde dhe nuk do të jap fuqinë të më lëndosh. Pra, u bënë 6 vjet dhe ti ende refuzon të më flasësh për shkak të vendimit që të adoptoja, diçka që as tani nuk do e kisha bërë ndryshe.

Burimi: The Guardian

Përktheu: Blitz.al

Share With:
Translate »
523 Views