Një Melania Trump shqiptare, nëna e Argjentina Ramosajt me një stil dhe ‘look’ për t’u pasur zili

Këngëtarja e njohur dhe shumë simpatike Argjentina Ramosaj ka publikuar disa orë më parë një foto të nënës së saj, Suzana Mushkolaj. Mjafton t’i hedhësh një sy profilit të saj në ‘Instagram’ për të kuptuar që nuk është një nga gjyshet tipike, imazhin e të cilave e kemi të ngulitur në mendje.

Ajo ka qenë fotografe, dizenjatore dhe moderatore në një program të sajin për të cilin kishte edhe autorësinë. Suzana ka shumë stil dhe një fizik për t’u admiruar nga të gjitha moshat. Në profilin e saj bien në sy edhe kombinimet e bukura në ‘look’ që të kujtojnë paksa stilin e Melanie Trump.

Mamaja e këngëtares së njohur është padyshim një nga ato femra që duhet të ndiqet nga të gjitha ju, nëse doni të frymëzoheni për të qëndruar në formë gjithmonë. Siç edhe mund të vihet re ngjashmëria mes Argjentinës dhe mamasë së saj është tepër e madhe, jo vetëm në pamje, por edhe në stil. E ç’rëndësi ka mosha kur dashuria për veten dhe për t’u dukur bukur është kaq e madhe?/revistawho.com

Share With:
Translate »
653 Views