Një Memorial për fëmijët që humbën jetën në kampin e Tepelenës

Fëmijë pa fëmijëri. Që jetuan sa për të njohur vuajtjen e më pas për të ikur nga kjo botë, kur ndoshta dhe u rehatuan. Fëmijë të harruar për vite me radhë nga sistemi që i vrau. Tashmë do të kenë një memorial.

MEMO shkruan: “Me kënaqësi ju njoftojmë se ditën e djeshme, datë 13.11.2018 Këshilli Kombëtar i Restaurimit aprovoi ndërtimin e Memorialit për fëmijët që humbën jetën në ish-kampin famëkeq të Tepelenës.

Në kompleksin Muzeal nën mbrojtjen e përkohshme nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Falenderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë nismë dhe ata që vazhdojnë të na mbështesin hap pas hapi… Sigurisht pa ndihmën tuaj asgjë nuk do ishte e mundur. Së bashku bëjme vepra të mëdha. I përkasim njëri-tjetrit!
MEMO.

Ema Andrea , Gjon Radovani”.

Share With:
Translate »
698 Views