Një muaj nga ardhja në jetë, Leonita zgjedh fjalët më të bukura për të bijën

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja Leonita, u bënë prindër për herë të parë me datë 7 Tetor. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

Sot është bërë një muaj që nga lindja e vogëlushes dhe Leonita ka publikuar foton më të ëmbël në profilin e saj të Instagramit. Në foton në fjalë Graniti po mban në krahë të voglën.

Krahas postimit Leonita iu ka bërë një dedikim shumë të bukur plot dashuri. “Dhurata më e madhe ndër të gjitha. Iu dua shumë të dyve. Gëzuar 1 mujorin ëngjëlli im Ayana!”, ka shkruar ajo.

Share With:



59 Views