Një nënë aplikon qumështin e gjirit tek çarjet e lëkurës, rezultati është befasues

Një nënë e re që “eksperimentoi” aplikimin e qumështit të gjirit në vijat e lëkurës, ka vënë re një ndryshim të pabesueshëm pasi e ka bërë një gjë të tillë për tre javë.

Chantelle Clarke, nga Shtetet e Bashkuara, ndan foto të saj para dhe pas aplikimit të barkut të saj, duke aplikuar teknikën, thjesht në një anë të barkut të saj.

Ajo tha se ajo “nuk mund ta besojë” se sa çarjet e lëkurës së saj janë zvogëluar dhe gjithashtu janë zvogëluar në thellësi, duke shtuar se mbase kjo nuk mund të funksionojë 100 % për të gjithë, por “definitivisht ndihmon”.

Duke shkruar në mediat sociale në fillim të këtij muaji, Chantelle shpjegoi: “Kam qenë duke u përpjekur për një eksperiment të vogël për dy javët e fundit, duke vënë qumësht gjiri në një anë të barkut tim dhe nuk mund ta besoj ndryshimin !!

Ajo shpjegon se si aplikon qumështin e gjirit në pjesën me vija të barkut, pret të thahet zona e më pas vesh bluzën.

Pasi e ka bërë një gjë të tillë për tre javë, mamaja e saj e inkurajoi atë ta ndante këtë eksperiencë me nënat e tjera, pasi u trondit nga ndryshimi në thellësinë dhe ngjyrën e çarjeve.

Dhe nënat janë të lumtura që ajo e bëri një gjë të tillë, pasi postimi i saj ka gjeneruar më shumë se 8,000 reagime dhe komente, dhe mbi 9,000 aksione.

Shumë prej tyre komentuan se “do ta provonin një herë”, ndërsa Shelby Vuylsteke shtoi: “Hidhni vajin bio dhe çdo krem që pretendon të përmirësojë lëkurën”.

Jaz Wipatene ka shkruajtur: “Uau, fëmija im është 14 muajsh dhe kam provuar çdo krem!”

Aislinn Holtry zbuloi: “Unë kam lëkurë të tmerrshme në fytyrë, pas lindjes së  fëmijës tim të tretë, një vajzë. Unë kam vënë qumësht gjiri në faqet e mia dhe më ka ndihmuar shumë.”

Share With:



265 Views