Një nënë është gjithçka përveçse egoiste, por psikologët thonë se duhet të jetë

Të jesh “egoist” do të ndihmojë familjen tuaj, ndryshe nga ç’keni menduar se të mbajturit gjithë peshën, do e bënte këtë gjë. Kjo fjali mund të ngjallë debat, pasi besimi i miliona prindërve në botë, se fëmija vjen gjithmonë i parë, është i rrënjosur aq thellë, sa nuk e “shkul” asnjë teori. Shumica e prindërve janë në një gjendje të përhershme të lodhjes dhe rraskapitje sepse marrin të gjithë barrën e shtëpise (nënat kryesisht).

Gratë luftojnë me këtë koncept më shpesh sesa burrat sepse gratë janë rritur me idenë për t’u kujdesur për të tjerët, për ta vënë familjen të parën  (si dhetë gjithë të tjerët) dhe për të qenë gjithmonë atje.

E me ardhjen në jetë të një fëmije fillon edhe udhëtimi i prindërimit, ku fillon të harrosh se ishit një grua a një burrë, bashkëshort apo bashkëshorte përpara se të qenët mama apo baba!  Ju keni qenë individ unik me personalitetin tuaj, interesat dhe ëndrrat tuaja.

Prandaj psikologët janë këtu për t’ju thënë që fëmijët tuaj nuk duhet të vijnë të parët. Ju duhet të vini .Nevojat, ëndrrat dhe marrëdhënia juaj duhet të jetë në plan të parë, sepse një ditë, ndoshta jo së shpejti, por në të ardhmen, fëmijët tuaj do të largohen nga ju.

Ata do të dalin në ‘jetë’ për të krijuar jetën e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Dhe në qoftë se keni bërë një punë të mirë me veten e parë, e sigurtë që do kenë një shembull të mirë për të ndjekur.

Ti e para do u mësosh se si jetohet plotësisht jeta, sesi detyrat ndahen, sesi ka kohë për veten dhe si funksionin një rreth familjar, shoqëror, i ngushtë apo i gjerë.

Këtu janë gjashtë mënyra për ta vënë veten (dhe martesën tuaj) së pari , duke ndihmuar në rritjen e fëmijëve të lumtur dhe të suksesshëm.

1. Jini të ndershëm me veten dhe partnerin tuaj.

Kini  komunikim të ndershëm dhe të thellë me veten dhe partnerin tuaj në lidhje me atë që keni nevojë dhe atë që dëshironi në jetën tuaj. Kjo ju siguron nëse jeni në të njëjtën udhë.

2. Krijo një rregull brenda familjes, një sistem mbështetës.

Askush nuk mund t’i bëjë i vetëm gjërat ! Ndani detyrat, lërini vetes kohë të lirë, e në këtë mënyrë i mësoni fëmijëve, që asgjë nuk vjen falas në këtë jetë. Duhet të punojnë fort për të arritur diçka.

3. Bëni nga  gjë çdo ditë që ju bën të lumtur.

Edhe nëse është vetëm 30 minuta, lexim, meditim ose kërcim rreth shtëpisë me muzikën ndezur në kupë të qiellit , jepini vetes kohë 30 minuta në ditë.

4. Inkurajoni partnerin tuaj që dhe ata t’u japin përparësi nevojave të tyre

5. Mbështetni partnerin tuaj në ndjekjen e ëndrrave të tyre.

Një marrëdhënie e lumtur kërkon dhënien dhe marrjen, inkurajimin dhe besimin. Mos merrni asgjë për të mirëqenë.

6. Bëni përpara dhe vazhdoni ëndrrën tuaj (mos rrini në vend)

E dimë që nuk do bëni shumë shpejt përparime (për shembull në një kurs, apo sport) nëse nuk ke fëmijë, por besoni, se nëse nuk fillon kurrë, nuk do të arrish kurrë atje. Filloni të merrni mësime për një vegël muzikore, mësime kërcimi shkruajini ëndrrat tuaja në letër, ose shkruani 500 fjalë në ditë / javë / muaj.

Share With:
Translate »
485 Views