Një selfie i merr jetën një familjeje të tërë

Mania për të bërë një selfie në kohën dhe vendin perfekt, jo pak herë është kthyer në tragjedi. Ky është rasti i fundit, që një selfie i ka marrë jetën një familjeje. Të marrosur për të bërë një foto në një digë, 4 veta nga familja me 6 anëtarë humbën jetën në Indi.

Nusja e porsamartuar  Nivedha 20 vjeç, vdiq së bashku me familjarët Sneha 22 vjeç, Kanniga 20 vjeç dhe Santosh 14 vjeç, i cili ishte i pari që ra në ujë. Vetëm dy arritën të shpëtonin.

Më shumë se 250 njerëz kanë humbur jetën që nga viti 2011, duke bërë një selfie. India është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve nga selfiet me 159 raste për çdo vit.

Për këtë arsye në Amerikë, pak kohë më parë u ndërmor një fushatë sensibilizuese, ku njoftoheshin për të gjitha rreziqet që mund të vinin nga një selfie./L.F-dritare.net

    

 

Share With:
Translate »
1195 Views