Një shtatzëni e mundshme? Reagimet më të tmerrshme të meshkujve ndaj partnereve

Një shtatzëni nuk është gjithmonë një lajm i thjeshtë për t`u përballuar, sidomos te çiftet e pastabilizuara që nuk janë ende gati për një hap të tillë. Fundja është një përgjegjësi e madhe që kërkon shumë përgatitje dhe qëndrueshmëri në një marrëdhënie. Ndaj këtij lajmi ka reagime të shumta, por ato më të tmerrshmet as nuk i kishit imagjinuar. Njerëzit kanë zgjedhur rrjetin social Whisper për të treguar reagimet më të tmerrshme që partnerët e tyre kanë bërë kur ato kanë dyshuar për një shtatzëni të mundshme. Ne kemi përmbledhur disa prej këtyre reagimeve në këtë artikull dhe bëhuni gati të lexoni nga të gjitha.

“Pas një alarmi për shtatzëni, i fejuari im më tha se nëse isha shtatzënë, ai do kërkonte një test atësie. Ai është mashkulli i vetëm me të cilin kam shkuar.”

“Kur dyshoja se mund të isha shtatzënë, ish-i ma përplasi në fytyrë se do të shkonte me vajza të tjera para se ‘të ngecte’ me mua.”

“Mendoja se isha shtazënë para se të bëja një test. Ai më tha të abortoja. Bëra gabim që e lashë?”

“Dyshoja për shtatzëni dhe partneri im i dashur më tha të abortoja edhe pse po kaloja një krizë emocionale.”

“Së fundmi dyshoja për një shtatzëni. I dashuri më tha se i detyrohesha një shpjegim pasi ai nuk ishte përgjegjës, edhe pse nuk kishte përdorur masa mbrojtëse. Ai është i vetmi me të cilin kam shkuar. Më bëri të ndihesha shumë e ulët.”

“Në moshën 25-vjeçare pata një rast kur dyshova se isha shtatzënë. I dashuri më tha se nuk isha e mirë mjaftueshëm për të pasur një fëmijë me të.”

“Mendoja se mund të isha shtatzënë dhe ai më tha që nuk mund të më ndihmonte në këtë rast, sepse thjesht nuk donte.”

“Jam shtatzënë dhe i ati i fëmijës nuk e di. Pse? Sepse herën e fundit që dyshoja se isha shtatzënë, ai më kërkoi të abortoja. Në momentin e parë që mësova se isha shtatzënë e lashë. Ai s`ka për ta marrë vesh kurrë.”

Share With:
Translate »
548 Views