Një super mami si Eneda Tarifa, si rrallëherë shfaqet me rrobabanjo dhe na la gojëhapur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa mbetet prej vitesh ndër më të komentuarat në media për karrierën e për jetën e saj personale.

Së fundmi Eneda bëri një ndryshim në pamje dhe nga flokëkuqe u kthye brune, ndryshim i cili i shkon shumë.

Ndërsa tani vëmendjen po e tërheqin fotot e saj nga pushimet në Greqi. Si rrallëherë Eneda ka pozuar me rrobabanjo dhe duhet thënë se këngëtarja duket në super formë.

Në njërën prej fotove, Eneda shfaqet e mbështetur pas një shkëmbi dhe me humor shkruan: “Mezi po e mbaja”.

Këngëtarja ka marrë komplimenta të shumta nga fansat.

Share With:
Translate »
689 Views