Një tjetër bebe në familjen Kardashian, cila nga motrat dha sërisht lajmin e madh?

Kourtney Kardashian ka dëshirë të bëhet nënë sërish! Për t’u siguruar për këtë, nëna e 3 fëmijëve vendosi të ngrijë vezët dhe për gjatë reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” zbulon gjithë procesin. Por gjithçka nuk shkoi ashtu siç ajo priste sepse pasi injektoi në trup hormonet, gjendja e saj emocionale ‘luajti mendsh’.

“Mendoj se në këtë mënyrë jam shumë më e sigurtë se do të bëhem nënë. Shpresoj që gjithë kjo dhimbje që po përjetoj t’ia vlejë. Nuk dua të vendos më në trupin tim diçka të tillë. Nuk po kontrolloj dot emocionet. Është çmenduri. Dua të dal nga trupi im. S’po e përballoj dot.” – u shpreh Kourtney, pasi injektoi në trup hormone.

Tanimë, lind pyetja, kush do të jetë babai i fëmijëve, Scott?! Nuk do të ishte aspak çudi sepse Kim e ka përmendur disa herë!

Share With:
Translate »
599 Views