Nëna hedh vajzën 4-vjeçare nga ura

Një vogëlushe katër vjeçare është mbytur tragjikisht të enjten pasdite, pasi nëna e saj e hodhi fëmijën nga një urë në një lum në Florida.

Policia konfirmoi trupin e Je’Hyrah Daniels, e cila u gjet në lumin Hillsborough rreth orës 16:30. Nëna e saj , 26-vjeç, Shakayla Denson është akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

Dëshmitarët u thanë autoriteteve se kishin parë Densonin të hidhte fëmijën në lum.

Gruaja u arrestua pasi u gjet fare pranë vendit të ngjarjes. Sipas Daily Mail, policia tha se ajo kishte vjedhur një makinë pak orë para se të ndodhte ngjarja.

Vrasja është e ngjashme me rastin e Janarit të vitit 2015, kur një baba hodhi vajzën e tij pesëvjeçare në urën e Tampa Bay.

Share With:
Translate »
663 Views