Njësoj si mami, Hana ‘trashëgon’ stilin e Loredanës

Reperja e njohur, Loredana nuk ka ngurruar të publikojë foto të ndryshme pranë vogëlushes së saj, Hana që prej momentit të parë kur u bë nënë. Shpesh ajo ka treguar se ka bërë blerje goxha të kushtueshme për vajzën, duke e veshur me markat më të njohura të rrobave si ‘Gucci’, ‘Versace’ etj.

Së fundmi Loredana ka ndarë një video në ‘Instagram’ ku tregon blerjet e fundit për Hanën, të cilat janë disa atlete ‘Nike’. Mesa duket reperja do të kujdeset të ketë një ‘look’ të ngjashëm me të voglën duke u veshur në mënyrë sportive të dyja.

Pas këtij momenti, me siguri fansat janë kureshtarë se di do të duken atletet e zgjedhura nga mami tek Hana. Edhe më parë Loredana ka ndarë foto të ndryshme duke u kombinuar në të njëjtat ngjyra me të bijën.

Share With:



41 Views