Njihuni me 10-vjeçaren nga Konispoli me flokët 110 cm | Video

Kjo është Fatjona, vajza mirditore që ka lindur dhe jeton prej vitesh në fshatin Shëndëlli, në Konispol. Ajo është vetëm 142 cm e gjatë dhe flokët e saj kanë gjatësinë 110 cm.

Më një intervistë për gazetaren e News 24 në Sarandë Shpresa Dine vogëlushja ka treguar se për herë të parë i ka prerë kur ishte 3 vjeçe e gjysmë. Ajo i kreh çdo ditë ata dhe i lan tre herë në javë.

“Në moshën 3 vjec e gjysmë, i kam prerë për herë të parë flokët. Kam shume kujdes për larjen e tyre. I laj 3 herë në javë. Kam edhe vështirësi, në shumë raste më ndihmon edhe mami”-tregon bukuroshja 10 vjecare me flokë të gjata.

Fatjona Beci është vajza e dytë nga tre fëmijët e Luftar Becit, banor prej 15 vitesh në fshatin Shëndëlli, në Konispol. Fatjona 10 vjecare ëdhtë nxenëse e klasës së katërt në shkollën 9 vjecare “Abedin Selenica”.

Share With:
Translate »
509 Views