Njihuni me foshnjen që lindi sot në bregdet

Ishte futur në det të lahej dhe papritur i vjen momenti i lindjes. Kjo është ajo që i ka ndodhur një turisteje ruse e cila lindi foshnjën në Detin e quajtur Deti i Kuq dhe fatmirësisht dy burra e ndihmuan, babai i saj dhe një mjek rus që ndodhej aty pranë. Lindja e pazakontë ndodhi në qytetin turistik të Dahab, i cili ndodhet në veri-lindje të Sharm el-Sheikh.


Fotot, që u bënë nga një turist nga një ballkon i afërt i hotelit tregojnë doktorin dhe babanë që dalin nga uji me fëmijën, me kordonin e lidhur dhe placentën e gruas të vendosur në një enë plastike. Për momentin, është e paqartë nëse gruaja kishte dashur të lindte vetë në det apo nëse ndodhi papritur, edhe pse gruaja është parë duke bërë not dhe në një moment ndaloi.


Fotot u mbushën me komente dhe share. Shumica  e komenteve ishin pozitive dhe tregonin se sa bukur ishte lindja në det. Ende nuk dihet nëse foshnja është djalë apo  vajzë, ose nëse i është vënë emri. Thuhet se qyteti po bëhet gjithnjë e më popullor me nënat që presin të lindin në det. Lindjet në ujë janë bërë shumë të njohura për shkak se thuhet se është shumë më e lehtë dhe më e thjeshtë dhe pa shumë dhimbje.

Share With:



433 Views