Njihuni me gjyshen bombastike. A e gjeni dot se sa vjeç është?

Një gjyshe australiane po sfidon vajzat e reja për t’u zgjedhur “Miss Maxim 2018”.

Gina Stewart, nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një mbese, është finaliste e këtij kompeticioni. Me një pamje shumë rinore, do të habiteni kur të merrni vesh se sa pranvera ka mbi supe.

Modelja me më shumë se mbi 40 000 ndjekës në Instagram është 47 vjeç dhe për “Daily Mail Australia” ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj.

“Ndërhyrja ime e vetme është zmadhimi i gjoksit, 10 vjet më parë. Nuk përdor botoks pasi dua të plakem normalisht. Nuk kam sekret. Mendoj se të gjithë janë të bukur. Marr pjesë në konkurs për të frymëzuar femrat që ta duan veten dhe moshën e tyre”, shprehet Gina.

Share With:
Translate »
1014 Views