Nora kujton babanë e ndjerë me një foto të rrallë nga fëmijëria

Familja e tyre është shumë e përfolur në showbizin shqiptar, janë motra të suksesshme që merren me muzikë dhe si të tilla ngjallin interes edhe përsa i përket jetës private. Bëhet fjalë për motrat kosovare Nora dhe Era Istrefi. Teksa kemi parë shpesh portrete të tyre familjare, kemi vënë re një mungesë të madhe. Babain e tyre të ndjerë. Edhe pse ai nuk është më fizikisht në këtë botë, vajzat e kujtojnë shpesh, duke publikuar edhe fotot që ruajnë kujtimet e rralla.


Sot mesa duket është Nora ajo që ka ndjerë mall, ndërsa ka shfletuar albumet e vjetra. Ajo ka ndarë me ne këtë foto të mrekullueshmë ku shfaqet me babin dhe motrën Nita. Me sa kuptojmë nga foto, ato kanë qenë shumë të lidhura me të atin. Por në sy na ra edhe diçka tjetër. Nora dhe Nita janë të veshura njësoj, shumë fashion për kohën si dhe kanë bërë tualet. Jemi shumë kuriozë si do të dukej Era po të ishtë në këtë foto… /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1315 Views