Nora publikon rrallë foto të familjes së saj në rrjete sociale, Roberti tregon arsyen

Nora Istrefi në profilin e saj në ‘Instagram’ tregohet shumë e rezervuar përsa i përket jetës private. Publikimet me Robertin dhe Renne janë shumë të rralla dhe mesa duket Nora paska  një arsye për këtë. Përpara se të kërcente në ‘Dance With Me’ Roberti tregoi se Nora e mbështet shumë garën e tij në spektaklin e kërcimit, por asnjëherë nuk do të postojë video apo foto nga performancat e tij. “Nora nuk më poston mua, nuk e poston gocën, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo ‘Instagram’-in e ka thjesht për biznes”, – ka treguar Roberti në një prononcim për revista ‘Class’. Në fakt Nora nuk është as e para dhe as e fundit që i përdor për këtë gjë rrjetet sociale, sepse personazhet e njohur në mbarë botën bëjnë të njëjtën gjë.

Share With:
Translate »
732 Views