“Nuk di të mbajë vogëlushin e saj”/ ‘Kryqëzohet’ Meghan Markle

Dukesha e Sussex-it është sulmuar së fundmi për mënyrën sesi mban në duar djalin e saj Archie.

Ajo u shfaq në publik me vogëlushin 2 muajsh për të suportuar Princ Harry-n në garën Polo, të ndërmarrë për bamirësi. Kësisoj, paparacët nuk kishin sesi të mos e fotografonin këtë dalje të rrallë të sajën pas lindjes. Mirëpo, nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë kritikuar për mënyrën e të mbajturit foshnjen në krah.

“Ajo do ta rrëzojë atë fëmijë”-ka shkruar një komentues. “Meghan nuk di sesi të mbajë vogëlushin e saj. Sa e turpshme!”-ka shkruar një tjetër. “Mënyra sesi po mbahet Archie i vogël…E frikshme!”-ka vijuar një i tretë.

Meghan Markle dhe Prince Harry u bënë prindër për të parën herë më datë 6 maj. Vlen të përmendet fakti se Archie është futur në historinë e monarkisë britanike si i pari me gjak afro-amerikan.

Share With:



379 Views