“Nuk dilte pa të motrën!” Si u përpoq ta shpëtonte vëllai 25-vjeçaren që u mbyt në kanionin e Holtës

Një ditë pasi humbi jetën  25-vjeçarja në kanionin e Holtës, kreu i Zjarrfikëses në Gramsh, Ilir Llapushi ka rrëfyer të gjithë kronologjinë e ngjarjes.

Ai shprehet se në momentin e mbërritjes në vendin e ngjarjes, vëllai i vajzës nga Lushnja nuk dilte nga uji por vijonte të kërkonte të motrën.

25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit, ndërkohë që rryma e ujit ishte rritur.

E reja jetonte në Savër të Lushnjës, ndërsa familja kishte vendosur të kalonte fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Ja dëshmia e plotë e kreut të Zjarrfikëses në Gramsh:

“Dje ishim pushim, vetëm turni i gatishmërisë ishte në punë. Ne u njoftuam nga policia që në kanion po mbyteshin disa turistë si pasojë e shirave që ranë në male duke rritur nivelin e ujit. Arritëm këtu me të gjitha forcat dhe u futëm menjëherë duke carë dallgët e lumit. Duke u kacavirur gjejmë tre fëmijë dhe një të rritur, i marrim në shpatulla dhe i nxjerrim jashtë rrezikut. Rifutemi përsëri, por kanioni bëhej më i vështirë.

Kur erdhëm ne vajza sipas parashikimeve tona ishte mbytur, por ne shpresonim të ishte gjallë. Me shumë vështirësi çamë dallgët dhe arritëm në fund, aty ky rryma godet më shumë, pasi 25-vjeçarja dhe i vëllai kishin shkuar deri në fund të kanionit. Vëllai kërkonte motrën, u munduam ta qetësonim, por nuk pranonte që të dilte.

Aty gjetëm një 55-vjeçar që kishte hipur në një shkëmb. Sot ka akoma turistë, kjo është dicka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet. Në vijim do të bëjmë sensibilizimin e guidave për të marrë informacion për rrezikshmërinë që ka kanioni.

Këtu duhet të vihet një person për të bllokuar turistët që të mos hyjnë në kanion në kohë të keqe. Falenderoj Zotin, pasi mund të kishte edhe më shumë viktima, pasi kur vjen Holta është e frikshme” deklaroi ai.

Share With:



911 Views