Nuk doli këtë vit në dritare me portretin e nënës, gazetari rus zbulon historinë prekëse

Çdo vit në Moskë festohet 9 maji, dita e Fitores. Çdo 9 maj në dritaren e apartamentit të tij, del një burrë i moshuar që mban të ekspozuar fotografinë e vjetër të një gruaje. Njerëzit që janë poshtë dritares e dinë këtë dhe e përshëndesin kur kalojnë. Por këtë maj burri nuk doli në dritare si çdo vit. Fotografi rus Vladimir Eshtokin i rrëfeu Euronews historinë e plakut.

“Çdo vit në 9 maj Rusia feston ditën e Fitores që përkon me përfundimin e LIIB, gjatë punës sime vija re këtë burrë teksa ecja në rrugën Tverskaya së bashku me “Regjimentin e pavdekshëm” një lëvizje që nderon ata që humben jetën gjatë luftës.

“Ai qëndronte në dritare duke mbajtur portretin e një gruaje në duart e tij. Këtë vit vendosa sërish të ndjek marshimin e “Regjimentit të pavdekshëm”, por kësaj radhë jo më nga rruga por nga ballkoni i të moshuarit. Gjithashtu me këtë rast dëshiroja të njihja këtë personazh nga afër. Nuk e kisha të vështirë për të kuptuar se ku jetonte. E gjeta kollaj adresën e tij duke u bazuar në fotot që kam shkrepur gjithë këto vite. Pasi identifikova pallatin dhe apartamentin takova një fqinjë të tij kur po ngjitesha nëpër shkallë dhe i tregova fotografinë. “A e njihni këtë burrë?” e pyeta burrin përballë. “Ai ka ndërruar jetë para ca kohësh” u përgjigj ai.

“Shtanga, pastaj trokita në derën e plakut. Atje jetonte një i ri i cili më rrëfeu historinë e Igor Nikolayevich Klochkov, ish inxhinier ushtarak. Igori kishte vdekur në dhjetor, në vigjiljen e Krishtlindjes dhe ishte 97 vjeç. Mësova se gruaja në portret ishte e ëma e tij.” Gazetari rus thotë se Klochkov u evakuua gjatë luftës ndërsa i ati punoi në front si mjek ushtarak. E ëma e tij e tij ishte gjithashtu një mjeke. Ajo jetoi në Moskë ku kujdesej për të plagosurit e luftës. Pas përfundimit të luftës, i ati i Klochkov u kthye nga lufta ku mësoi se e shoqja kishte vdekur disa vite më parë.

Shumëkush mendonte në atë kohë se gruaja nuk e duroi dot vetminë gjatë luftës. Klochkov vendosi të nxirrte çdo 9 maj portretin e së ëmës gjatë marshimit të “Regjimentit të përjetshëm” për të kujtuar të ëmën që i vdiq gjatë viteve të LIIB.

Share With:
Translate »
795 Views