Nuk e përfshiu mbretëreshën në kopertinën e Vogue, Meghan kritikohet ashpër
Dukesha e Sussex është përballur me kritika sa i përket shfaqjes së 15 grave që ajo admiron në kopertinën e revistës Vogue.
Meghan Markle është e para mbretërore që redakton revistën e bukurisë ‘Vogue’, duke sjellë bashkë 15 gratë më të famshme, të cilat ajo i admiron.
Ndër 15 gratë janë të famshme, politikane, aktiviste të njohura, për çështjet e diversitetit, pozitivizmit të trupit, të drejtat transgjinore dhe ndryshimet klimatike. Por Meghan është kritikuar për mosfutjen e mbretëreshës Elizabet në revistë dhe shpërfilljen e infermierëve, mjekëve, avokatëve dhe mësuesve.
Një komentues në internet e quajti revistën ‘mbeturinë’, ndërsa një tjetër ‘absolutisht të tmerrshme’.
Dukeshës iu kërkua që të dilte dhe ajo në kopertinë, por redaktori i Vogue Edward Enninful tha se Meghan refuzoi, pasi mendonte se do të dukej shumë mburravece, informon dritare.net
Kritikët kanë sulmuar Meghanin për promovimin e miqve të saj dhe përfshirjen në politikë. Ingrid Seward i revistës Majesty tha për Sunin: “Dukesha e Sussex i ka bërë një nder të madh Shtëpisë së Conde Naste dhe aspak Shtëpisë së Windsor.”