‘Nuk janë helmuar’, familjari i çiftit në Elbasan zbulon detaje të reja nga ngjarja

Ngjarja e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik! Kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar dhe kishin shijuar ceremoninë e dasmës, ndërsa dje në mëngjes nusja u gjend pa shenja jete, ndërsa dhëndri po lufton ende me vdekjen në spital.

E ndjera Rezarta Hajdari dhe bashkëshorti i saj Olsian Hajdari, ishin kryefjala e kronikës së zezë ditën e djeshme, teksa policia ende po punon për të zbardhur detajet e plota nga kjo ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Xhyrë të Elbasanit.

Fillimisht u tha se çifti është helmuar me bar miu dhe si pasojë, e reja ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa bashkëshorti është ende në gjendje kritike sipas bluzave të bardha.

Por, sipas JOQ, një i afërm i çiftit fatkeq ka hedhur dyshime të tjera për dy të sapomartuarit! Ai mendon se ata mund të jenë asfiksuar nga prushi i oxhakut që e kishin vendosur në dhomë për t’u ngrohur.

Prushi lëshon dioksid karboni dhe kur është fikur ka çliruar karbonin, që me gjasë mund të ketë sjellë edhe asfiksimin e çiftit.

I afërmi i Rezartës dhe Olsianit i bën thirrje policisë që të hetojë edhe në këtë pistë, pasi provat janë ende në dhomë.

Share With:
Translate »
998 Views