Nuk kanë nisur ende shkollën, nxënësit në Shijak ngrihen në protestë para bashkisë

E ndërsa viti shkollor ka nisur prej tre ditësh në pjesën më të madhe të vendit, nuk mund të thuhet kështu për 150 nxënësit në zonën e Borakajve në Durrës

Gazeta Shqiptare mëson se shkolla “Adem Sabli” në Borakaj është jashtë kushteve infrastrukturore, e për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit.

Mirëpo, prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët pasi sipas tyre është shumë larg.

“Është larg, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët. Kanë ndodhur dy tre aksidente. Klasat e para bëjnë mësim në darkë, e kjo është jashtë logjike””, – shprehen prindërit.

Nisur nga kjo nxënës dhe prindër janë mbledhur në proteste para bashkisë së Shijakut.

Ndërkohë që në shkollën “Adem Sabli” bënin mësim nxënës të katër fshatrave. Por, prej rreth një viti nxënësit janë zhvendosur ne Maminas.

Share With:
Translate »
744 Views