“Nuk ke turp që ke frikë? Ti je i rritur tani!”: Prindër kujdes kur etiketoni fëmijët në lidhje me frikën

“Sa frikacak, që është ky çuni im. Po bëhet 9 vjeç dhe sillet sikur të jetë 4 apo 5 vjeç. Qan kot apo bërtet e qahet për ne prindërit, si prindërit më të këqij në botë dhe më pas, ngrihet në mes të natës dhe vjen te ne në dhomë, se ka frikë. I them: nuk ke turp që ke frikë? ti je i rritur tani”.

Fëmija 9 vjeç përjeton një riorganizim kompleks të qenies së tij. Djali apo vajza në këtë moshë, përjetojnë një transformim shumë të rëndësishëm e kuptimplotë të jetës së tyre shpirtërore dhe në të njëjtën kohë, një transformim po aq të  rëndësishëm të eksperiencave të tyre trupore. Deri në moshën 9 vjeç fëmija jeton nëpërmjet imititmit të sjelljes së të rriturve dhe kjo mënyrë nuk e lejon të përjetojë dhe eksperimentojë vetminë si individ më vete. Në moshën 9 vjeç, për herë të parë, fëmija kupton të qenin individ. Pikërisht në këtë moshë fillon të ndërtohet edhe vetëdija e të qenit vetëm. Në këtë moshë, fëmijët ende kanë shumë nevojë për dashurinë pa kushte të prindërve. Pra, kujdes prindër me etiketimet, që u bëni fëmijëve, me krahasimet me fëmijë të tjerë apo dhe ndërmjet vëllezër e motra. E mira është, ti tregoni se edhe ju vetë, kur ishit nëntë vjeç, keni përjetuar të njëjtat ndjesi dhe jeni sjellë në të njëjtën mënyrë, sepse në moshë nëntë vjeç, kaq i rritur është njeriu dhe kjo sjellje është normale.

Share With:
Translate »
664 Views