“Nuk kisha mundësi të blija fustane në dyqane”, Madonna tregon fëmijërinë e vështirë të saj

Sot njihet si mbretëresha e muzikës pop, por hapat e parë të karrierës së saj kanë qenë tepër të vështirë.

Shpesh, në intervistat e dhëna, Madonna ka folur për fëmijërinë e saj duke treguar se gjendja ekonomike e familjes ka qenë tepër e varfër. Të njëjtën gjë ka sjellë sërish në vëmendjen e ndjekësve nëpërmjet një fotojë të postuar.

Artistja ka publikuar një foto të shumë viteve më parë teksa shfaqet së bashku me motrën në ditën e diplomimit në gjimnaz. Në shkrimin krahas fotos, Madonna ka përshkruar veshjen e tyre duke përmendur se e kishin të pamundur të blinin fustane në dyqan për shkak të ekonimisë.

“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”.

Në fakt është për tu admiruar që artistja nuk ka tentuar në asnjë moment ta fshehë të kaluarën e saj, madje shpesh frymëzon të rinjtë për të punuar fort që të arrinë atë që duan!

Share With:
Translate »
622 Views