Nuk ndjen më fëmijën, gruas i gjejnë 1 kilogramë kanabis në mitër

Gloria C., 37 vjeçe, shkoi me urgjencë në spitalin “Ruben Lenero”, të qytetit të Meksikës, për shkak se kishte dhimbje të fuqishme në stomak.
Mjekëve iu tha se ishte shtatzënë dhe nuk po ndjente më fëmijën, kështu që u operua me urgjencë.
Por gjatë vizitave dhe ekografisë nuk arriheshin të dëgjoheshin rrahjet e bebes, kështu që mjekët nuk u menduan dy herë për ta futur në sallë, pasi menduan se fetusi nuk ishte më i gjallë.
Por pikërisht aty erdhi surpriza, në mitrën e gruas kishte 1 kilogramë kanabis sativa. Nga fëmija nuk kishte gjurmë, vetëm lëndë narkotike!
Droga ishte mbështjellë me ngjitës adeziv i cili ishte hapur, kështu që Gloria u detyrua që të mërkurën që lamë pas, të shkonte në spital.
Kirurgu që u mor me ndërhyrjen, Lourdes Yanez, ia dorëzoi kanabis e nxjerrë policisë, ndërkohë që Gloria u arrestua.
Por gjyqtari vendosi që ndalimi i saj nuk ishte i ligjshëm, kështu që ajo u la e lirë, të paktën për momentit,. Ajo shpjegoi para autoriteteve se jetonte në Ixtapaluca, por nuk pranoi të tregojë origjinën e drogës, dhe as destinacionin e saj

Share With:
Translate »
754 Views