Nuk ndryshon nga vajzat e tjera, edhe Kendall Jenner ikën nga shtëpia e shoqes njësoj si ne

Shumica e vajzeve e kuptojnë atë momentin e “tmerrshëm”, mëngjesin që duhet të largohen nga shtëpia e shoqes së ngushtë. Ato kanë shkuar si njerëz në shtëpinë e mikeshës së tyre, por në mëngjes, papritur janë transformuar.

E njëjta gjë ka ndodhur me modelen Kendall Jenner, por në darkë. Supermodelja ka qenë në shtëpinë e shoqes së saj të ngushtë Gigi Hadid. Ajo është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Gigi-t në New York.

Kendall kishte veshur një pallto shumë të madhe, dhe kishte vendosur në kokë një kapuç të bardhë. Në fakt Kendall mund të jetë maskuar për t’ju fshehur paparacëve, por që gjithsesi, teksa shohim pamjen e saj na vijnë në mendje meme-t e shumta që shohim në internet, për fjetjen tek shoqja e ngushtë…

Share With:
Translate »
532 Views