Nuk paskemi parë asgjë, mbani lotët dhe shijoni videoklipin e dasmës së vitit

Sara Hoxha ka publikuar vetëm pak minuta më parë një video të shkëputur nga klipi i dasmës.

Ndryshe nga dita e dasmës kur trashëgimtarja e “Top Channel” preferoi të shijonte çdo moment larg syve të publikut, këtë herë Sara dhe Ledioni kanë ndarë me ndjekësit në Instagram, momentet më të ëmbla nga fundjava më e bukur e jetës së saj:

“Pak më shumë se një muaj më parë përjetuam një prej fundjavave më të bukura të jetës sonë, rrethuar nga miq e familjarë, duke shijuar çdo moment larg syrit të publikut.

Sot kemi dëshirë të ndajmë me ju disa momente nga dita jonë e dasmës. Uroj që të ndjeni dashurinë dhe ti bashkoheni lumturisë sonë”, shkruan Sara.

Këtë javë, trashëgimtarja e “Top Channel”na ka përditësuar me detaje të rëndësishme nga ceremonia dhe momente mjaft speciale që i ka ndarë me miqtë në Instagram.

Share With:



940 Views