Nutricionistja e famshme shqiptare thyen tabutë: Ushqen me gji të bijën në mes të emisionit

Ka qenë një gjest i papritur por mjaft domethënës ai që ka bërë sot nutricionistja e famshme Diola Dosti Baftiu, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

Ndërsa fliste për dietat ushqimore, Diola nuk i kurseu të bijës orarin e të pirit, por nisi t’i jepte gji vajzës së saj vetëm 2 muajshe Gjurma.

Diola shpjegoi për kamerat ndjesinë e veçantë, ndërsa tha se kjo është gjëja më fantastike dhe nuk duhet kurrsesi ta fshehësh:

“Mund të përdorësh një batanije e të mbulohesh por për mendimin tim kjo është gjëja më fantastike që mund të bësh. Dhe për më tepër, në momentin që ti je një nënë që punon, detyrimisht do të duhet ta marrësh fëmijën me vete. është dhe rasti i asaj deputetes në Parlamentin Evropian dhe morri fëmijën me vete dhe për mendimin tim ka dhënë një mesazh fantastik. Ndoshta ajo ka qenë edhe si burim frymëzimi për mua që të mos kem turp në thonjëza se në fakt kjo nuk është aspak diçka e turpshme, por është diçka natyrale dhe që promovon gjidhënien sepse ka shumë gra që thonë nuk do ti jap fëmijës gji se do më varet gjoksi. Nuk kam kokrrën e turpit, e pranoj jam e pacipë fare dhe jam krenare që i jap fëmijës tim gji edhe në publik”.

Gjatë bisedës, Diola tha se do ti bëjë kërkesë dekanit të fakultetit ku jep mësim që ta marrë vajzën me vete pasi të nisë leksionet në shtator.

“Madje, duke qenë se filloj së shpejti të ligjëroj, pra të jap leksione në fakultet do ta marr Gjurmën me vete. Kam menduar ti bëj një kërkesë dekanit, dhe po e them publikisht, që do ti kërkoj të marr vajzën me vete sepse s’kam kujt t’ia lë, dhe pse t’ia lë kur ajo deri në 6 muaj duhet të pijë vetëm qumësht gjiri”.

Share With:



217 Views