Nxënësi rrëzon një gotë me ujë në Shtëpinë e Bardhë, shihni reagimin e Melania Trumpit

Ndërsa zonja e parë amerikane, Melania Trump po diskutonte me disa nxënës në Shtëpinë e Bardhë, njëri prej tyre aksidentalisht rrëzon një gotë me ujë nga tavolina afër saj.

Megjithëse nxënësi brengoset për atë që bëri, Trump sillet në mënyrën më të mirë me të, duke e relaksuar.

“Mos u shetëso, është thjesht ujë”, i thotë ajo nxënësit.

Trump po diskutonte me disa nxënës të shkollave të larta fillore.

Ajo thotë se do të ndihmojë çdo nxënës në synimet e tyre, përderisa inkurajon ata që të flasin për përpjekjet dhe triumfet e tyre.

 

Share With:
Translate »
1491 Views