Nxënësja me sindromën Down zgjidhet mbretëresha e shkollës

Skye Lemay, një vajzë me sindromën Down është shpallur mbretëresha e re e një kolegji në Luiziana të SHBA-ve. Mësohet se kjo ka qenë zgjedhja e veçantë e shkollës ‘Sh. Amant’.

Ka qenë shoqja e saj, Delaney Inabet që bëri gjithçka që emri i shoqes të ishte në listën e kandidateve pjesëmarrëse në garë. Kur u dha çmimi padyshim që Skye Lemay nuk e fshehu gëzimin, ndërsa brohoriti e ngazëllyer për titullin në fjalë.

“Ndonjëherë në jetë na ndodh që të bëhemi dëshmitar të një ngjarje të mrekullueshme. Kohët e fundit kam qenë me fat që mund ta dëshmoja këtë. Siç është rasti i këtyre dy vajzave që më mësuan aq shumë”, kështu shkruan në ‘Facebook’ mësuesi i dy vajzave, ndërsa ka shpërndarë edhe një foto të tyre.

Share With:
Translate »
900 Views