Nxirret i pajetë një trup nga hoteli në Durrës, familjari humb ndjenjat

Fatkeqësisht është rritur bilanci i viktimave të tërmetit duke shkuar në 41.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë një tjetër trup të pajetë nga hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shembur plotësisht.

Trupi i tij i pajetë është nxjerrë pas dy ditësh kërkime mes rrënojave. “BalkanWeb” raporton se viktima është një 53-vjeçar me emrin Sotiraq.

Në momentin që ka identifikuar viktimën familjari thuhet se ka humbur ndjenjat!

Ky i fundit dyshohet se ishte punonjës në hotel, ndërkohë që kërkimet vijojnë për dy persona të tjerë në këto rrënoja të hotelit.

Share With:
Translate »
431 Views