Olta Gixhari, e paska veshur fustanin e nuserisë dhe nuk mund ta imagjoni si duket

Nëse aktorja Olta Gixhari ka pasur ndonjëherë bezdi për ta pyetur, ajo ka qenë martesa. Mirëpo çfarë fshihej pas kësaj “frike” të Oltës? Ky ka qenë rrengu që u përdor gjatë intervistës për të kuptuar diçka më shumë për Olta Gixharin pasditen e sotme në Top Channel.

E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Olta ka mbetur e befasuar nga një foto e fëmijërisë së saj, që u bë për herë të parë publike. Aty Olta, shfaqej as më pak e as më shumë, si nuse, e veshur me fustan të bardhë, e grimuar dhe me vello.

“Nuk e besoj dot”, tha aktorja duke mbyllur sytë nga sikleti. – “Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë”,- shtoi ajo më tej, “se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.”

“Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”,- tha ajo me të qeshur duke kujtuar fëmijërinë me të bardha.

Share With:
Translate »
594 Views