Olta Gixhari kujton vitet e adoleshencës: Mami thirrej në shkollë nga drejtoria, sepse rrihja djemtë

Olta Gixhari adoleshente ka qenë shumë larg Olta Gixharit që njohim dhe shohim sot.

Aktorja ka treguar se deri në vit të parë dhe vit të dytë gjimnaz, ajo ishte dhe vishej si një mashkull.

Bukuroshja bjonde ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell” ku ka treguar se sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve.

Olta ka ndarë edhe një sekret mbi pamjen e saj që nëse nuk do ta shihnim, nuk do ta besonim.

“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rri hja djemtë.”- është shprehur ajo.

Sot Olta është një ndër femrat më seksi dhe më tërheqëse të skenës shqiptare dhe na duhet të themi që e kemio shumë të vështirë ta imagjinojmë duke rrahur djem.

 

Share With:
Translate »
539 Views